#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Të ftuar:
Reinaldo Gaci- kengetar
Teuta Maçi- farmaciste
Në Skype: Chrysanthi Kalogeri- astrologe
2 receta gatimi
Lakër me mish në LD PREMIUM
Byrek i ëmbël me kungull dimri
Anemia, mungesa e hekurit dhe lidhja me ushqimin
Një hënë e re tek Akrepi, çfarë do të ndodhë me shenjat
Horoskopi nga Chrysanthi Kalogeri, çfarë ka rezervuar java?