Kryetarja e Gjykatës së Tiranës Enkeledi Hajro nuk ka mundur të kalojë procesin e Vettingut, duke u shkarkuar këtë të hënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Ajo nuk mundi të justifikonte pasurinë dhe kishte probleme me një kredi të marrë. Të njëjtin fat më të pati edhe Fuat Vjerdha kryetar i Gjykatës së Apelit Shkodër.

Vjerdha u shkarkua për shkak të aftësive profesionale pasi në vitin 2010 kishte ndryshuar një vendim për Sokol Mjacajn, duke dënuar më 4 vite burg. Ky person në vitin 2015 në Dukagjin vrau dy turistë çek pas një tentative grabitje. Vjerdha ishte një ndër dy gjyqtarët që vendosën kundër ndryshimit të vendimit për Dritan Dajtin.

Tv Klan