Një 15-vjeçar nga Shkodra prej dy ditësh ka humbur kontaktet me familjen. Babai i tij Agim Bibaj thotë se djali ishte nisur për në shkollë, por nuk ka hyrë në mësim dhe është larguar në drejtim të paditur.
I ati e ka bërë denoncimin edhe në policinë e qytetit dhe kanë nisur kontrrollet nga forcat policore.
Familjarët janë të shqetësuar për djalin e tyre dhe kërkojnë nga autoritetet policore që të jenë të angazhuar për gjetjen e tij. Po ashtu kërkojnë edhe ndihmën e qytetarëve që të japin informacion nëse e shohin diku adoleshentin
Klan News