34-vjeçari me iniciale K.U., banues në fshatin Lotaj të Shkodrës ka rënë në prangat e Policisë.

Nga hetimet rezultoi se 34-vjeçari është autor i dyshuar i kultivimi të kanabisit në 4 miniparcela, në fshatin Lotaj gjatë muajit Korrik të 2024.

Bimët narkotike të kultivuara nga ai, u asgjësuan gjatë kontrollit të territorit nga Policia në Korrik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./tvklan.al