Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Në Shkodër mbërrijnë dhe 300 kosovarë të tjerë. Në pikat e pritjes në qytetin më të madh verior, fluksi i të ardhurve nuk ka pushuar për asnjë moment. Këta kosovarë kanë mbrritur në Shkodër vetëm 24 orë më parë. Kanë hyrë nga pika e Hanit të Hotit dhe janë kryesisht pleq, gra e fëmijë.
Sipas vetë atyre vetëm pask kilometra nga kufiri policia malazeze ka ndaluar autobuzët dhe ka marrë me vetë të gjithë meshkujt nga 18-55 vjeç. Tashmë mbi fatin e burrave, vëllezërve dhe bijëve të tyre këto gra kosovarë nuk dinë më asgjë. Të vetmuara kanë kaluar kufirin duke u strehuar në Shkodër.
Spitali i Shkodrës vitet e fundit ka qenë shumë i ngarkuar me pacient. Të ardhurit kosovarë kanë patur probleme duke shtuar kështu më shumë punën e bluzave të bardha. Por dhe vetë shkodranët kanë patur probleme. Ky i ri shkodran është plagosur me armë zjarri nga policia malazeze ndërsa po peshkonte në liqenin e Shkodrës./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj