Shkuan për të vjedhur, por u zbuluan nga i zoti i shtëpisë
Një tentativë e dështuar grabitje është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në Roskovec. Persona të paidentifikuar kanë shkuar për të vjedhur në banesën e një 57-vjeçari, por janë zbuluar nga i zoti i shtëpisë dhe kushëriri i tij.
Autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur, Arben Çepele, rreth 47 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Tv Klan