Shoqata e Bankave Shqiptare me qëllim nxitjen e edukimit të popullsisë ka botuar dy broshura ku mund të mësohet më hollësisht mbi depozitat dhe kreditë si dhe çfarë është një bankë. Presidenti i Shoqatës së Bankave të Shqipërisë Ardian Fullani mendon se këto botime mund të kontribuojnë në përmirësimin e qarkullimit monetar në ekonomi dhe reduktimit të keshit në qarkullim.
Ardian Fullani: “Efekti edukues i broshurave rritet mjaft po të kemi parasysh mënyrën se si është konceptuar, është e thjeshtë dhe e këndshme, gjithashtu dhe mjaft e kuptueshme. Së dyti, rritet shkalla e njohurisë mbi bankat, funksionet e bankave dhe çfarë ofrojnë bankat. Efektet, do të thoja, do të jenë të mjaftueshme për t’i shërbyer sfidës të reduktimit të keshit në ekonomi, por njëkohësisht për të krijuar një klimë edukimi për sa i përket politikave makro ekonomike dhe mikro.”
Të dy broshurat, Shoqata e Bankave, i realizoi me mbështetjen e Institutit për Studimet dhe Asistencë Bankare, media, UNION dhe financimin e SOROS-it./tvklan.al