Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Një grup fëmijësh i quajtur “Gëzimi i Syrit” në konkursin ndërkombetarë të arteve pamore kanë marrë trofeun. Femijët pasi pajisen me një diplomë të grupit konkurojnë midis shteteve të tjera, duke shfaqur talentin e tyre.
Drejtori i Shoqatës:- “Ekspozita e Polonisë është më një temë, “Gjithmonë jeshil, gjithmonë blu”, që femijët e mirëpritën dhe e realizuan me sukses. Për këtë 7 femijë kanë marrë diplomat më të larta që ka aktiviteti, gjithashtu dhe si grup “Gëzimi i Syrit” kemi marrë diplomë të veçantë. Për të ardhmen, kemi marrë pjesë dhe presim përgjigje nga Selaniku, një ekspozitë ndërkombëtare, do të çojmë në ekspozitë ndërkombëtare në Hungari dhe në ekspozitën ndërkombëtare në Japoni”.
Fëmijët që janë radhitur si më të mirët, si Çobaj, Shehu, Gjika, Zajmi, kanë qenë edhe personazhet artistë që kanë marrë diplomat./tvklan.al