Problemi i listave në zgjedhjet lokale është vërejtur në 30 rrethe të vendit nga Shoqata për Kulturë Demokratike. Sipas saj këto janë rastet flagrante kur votuesit janë hequr nga listat. Drejtuesja e shoqatës bën të ditur se komisionerët nuk ishin të trajnuar dhe kjo vihej re gjatë procesit të numërimit të votave ku përcaktoheshin fletët e vlefshme me ato të pavlefshmet. Në disa qëndra votimi janë shpërndarë më pak ose më shumë fletë votimi nga sa persona janë rregjistruar në lista. Ditën e votimit janë krijuar probleme për shkak të mos lejimit të votimit, me kartën e drejtuesit. Kështu që sipas Shoqatës për Kulturë Demokratike, mjaft persona nuk kanë votuar për mos paisjen e tyre me një dokumentacion tjetër dhe pas këtyre konkluzioni përfundimtar ishte se zgjedhjet janë zhvilluar të qeta dhe pa probleme./tvklan.al