Policia ndalon 26 drejtues mjetesh në një javë
Shpejtësia, garat me makina dhe alkooli kanë çuar në ndalimin e 26 shofereve nga policia e Tiranës gjatë kësaj jave.
8 drejtues mjetesh janë kapur të dehur ndërsa 17 të tjera pa patentë. Gjithsej policia rrugore e kryeqytetit pezulloi 111 leje drejtimi.
Përgjatë javës janë gjobitur 1 800 drejtues mjetesh, për qëndrim dhe pushim të mjeteve në kundërshtim me sinjalizimin rrugor.
Gjithashtu janë marrë rreth 2 mijë masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Një pjesë e shkeljeve sipas policisë janë raportuar nga qytetaret në numrit 112 dhe në aplikacionin Komisariati Dixhital.
Tv Klan