Një shpërthim i fuqishëm në Turqi në një fabrikë për prodhimin e armëve në orët e para të kësaj të marte shkaktoi 12 viktima dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në rrethinat e Balikesirit.
Autoritetet turke thanë se shpërthimi e pati zanafillën nga një incident në repartin e prodhimit të fishekëve. Shpërthimi shkaktoi një vorbull të madhe tymi, e dukshme disa kilometra larg.
Një pjesë e fabrikës u shkatërrua plotësisht. Shkaqet mbeten të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Tv Klan