Shkatërrohet lokali përballë shkollës “Petro Nini”
Banorët përballë shkollës “Petro Nini” në Tiranë janë zgjuar te tronditur në orën 03:30 minuta të mëngjesit, pas një shpërthimi të fuqishëm tritoli.
100 gr lëndë plasëse iu vendos lokalit në pronësi të Arben Koçollarit.
Nga shpërthimi çdo gjë u shkatërrrua brenda lokalit, ndërkohë kanë pësuar dëme edhe bizneset pranë.
Banorët thonë se në fillim nuk e kuptua ishte tërmet apo bombë dhe dolën të frikësuar nga banesat.
Burime nga policia thanë se kanë zbuluar një të ri, me kapele në kokë që hedh tritolin brenda lokalit dhe më pas largohet me shpejtësi drejt rrugicave të sheshit ‘Uilson’.
Ai ende nuk është identifikuar edhe për faktin se disa prej kamerave të bizneseve në zonë, rezultojnë se nuk punonin.
Shkak i vendosjes së tritolit dyshohet se është konkurenca ose ndonjë konflikt mes tregtarëve.
Tv Klan