Pavarësisht vështirësive, kërkimi për katër të zhdukurit pas shpërthimit tragjik në hidrocentralin Bargi në Suviana, Bolonjë vazhdon.
Aksidenti shkaktoi tre viktima të konfirmuara dhe pesë të plagosur, ndërsa ende rezultojnë të zhdukur katër punëtorë.
Kërkimi deri më tani nga ekipet edhe pse në kushte shumë të vështira mes dukshmërisë shumë të ulët nuk ka sjellë rezultate pozitive.
“Tani po vlerësohet pjesa e brendshme. Kishim raportuar probleme sigurie që në 2022 . Nuk kemi shumë shpresa që të gjejmë të zhdukurit të gjallë pasi ka kaluar tre ditë”, ka bërë të ditur Luca Cari, drejtuesi i operacionit të kërkim-shpëtimit.
Sipas njësive të ekipit që po punon për të gjetur trupat situata mbetet e vështirë pasi niveli i ujit shpeshherë rritet dhe temperaturat janë të ulëta.
Njëri prej të mbijetuarëve Pierfrancesco Firenze është shprehur se kishte parë si fillim në vendin ku po punonin flakë dhe tym dhe më pas dëgjoi shpërthimin. Një hetim është hapur për vrasje nga pakujdesia janë deri tani detajet e reja në dosjen e hapur nga Prokuroria e Bolonjës në lidhje me aksidentin.
Sipas autoriteteve italiane transformatori në katin minus 8 ku punëtorët po punonin shpërtheu dhe shkaktoi shembjen e pjesshme. Aktualisht po inspektohet në të gjitha ambientet për të kuptuar nëse katër punëtorët e zhdukur mund të jenë aty.
Kompania Enel Green Power e cila merrej me mirëmbajtjen e hidrocentralit ka krijuar një fond prej dy milionë Eurosh për familjet e të prekurëve si dhe do të vazhdojë të japë çdo formë bashkëpunimi për autoritetet përgjegjëse për të konstatuar shkakun e vërtetë të asaj që ndodhi edhe pse sipas autoriteteve është shumë herët për t’a përcaktuar. Dy nga tre të plagosur rëndë në katastrofën e hidrocentralit Suviana janë punonjës të Enel.
Vdekjet kanë nxitur shqetësimet e shprehura tashmë nga sindikatat për sigurinë në vendin e punës në Itali pas një serie aksidentesh fatale në fabrika dhe kantiere. Punëtorët e Enel kanë planifikuar të bëjnë grevë për tetë orë për këtë çështje.
Klan News