Artem Dovbyk do të jetë mungesa e madhe e Ukrainës në ndeshjen me Shqipërinë. Sulmuesi nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë për sfidën e kësaj të shtune për të humbur kështu mundësinë që të jetë kundër kuqezinjve.
Nga ekzaminimet e zhvilluara në Pragë ka rezultuar se 27-vjeçari kërkon kohë rikuperime dhe për këtë fakt nuk do të jetë në fushë. Si pasojë e kësaj, sulmuesi është rikthyer në Romë ku do të vazhdojë fazën e rehabilitimit, për të qenë sa më shpejt në fushën e lojës.
Federata ukrainase e futbollit nuk ka bërë të ditur dëmtimin dhe shkallën, gjithsesi dyshohet se një lëndim në ndeshjen me Juventusin është bërë shkak që të humbas sfidat e Ligës së Kombeve si me Shqipërinë ashtu edhe me Republikën Çeke.
Një lajm i mirë për stafin teknik të Shqipërisë, pasi nuk do të ketë rival një golashënues si Dovbyk që ishte ndër më të mirët në La Liga sezonin e shkuar. Sfida mes Ukrainës dhe Shqipërisë do luhet më 7 Shtator në Pragë dhe do të vij ekskluzivisht falas në televizionin Klan.
Klan News