Hëna e plotë do të jetë këtë javë në shenjën e Luanit, e do të sjellë me vete shqetësime, xhelozi, fobi, por edhe egoizëm të tepruar. Për këtë arsye, secila shenjë duhet të bëjë kujdes dhe të mos i zmadhojë situatat më shumë seç duhet, pasi mund të dalin nga kontrolli e të krijojnë konflikte.

E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, astrologia Chrysanthi Kalogeri, tregoi gjithashtu se me datë 23 janar, Afërdita do të kalojë në shenjën e Bricjapit dhe kjo do të ndikojë në mënyrë pozitive tek shenjat e tokës.


Chrysanthi Kalogeri: Nesër Afërdita kalon në shenjën e Bricjapit. Kjo zonjë “comme il faut”, sepse Afërdita në shenjën e Bricjapit është një zonjë “comme il faut”, pra di të gjitha rregullat, është serioze, di si të vishet. Kjo zonjë do të qëndrojë në shenjën e Bricjapit deri në datën 16 shkurt, kështu që shenjat e tokës (Virgjëresha, Demi, Bricjapi) do të kenë të gjitha shanset të përfitojnë nga kalimi i saj në shenjën e Bricjapit. Madje, një ditë shumë e mirë ku mund të përfitojnë shenjat e tokës, do të jetë e diela dhe e hëna, ku Afërdita bën një lidhje harmonike shumë të mirë me Demin, por një lidhje gjashtëkëndëshe dhe me Saturnin tek Peshqit, pra bisedat, zhvillimet ekonomike, do të kenë një vlerë dhe do të kenë një bazë. Ndërkohë që, ngjarja më kryesore e javës, është hëna e plotë në shenjën e Lunit. Një hënë e rëndësishme. Dje kishim bashkimin e Diellit me Plutonin në shenjën e Ujorit, pra fillimi i një epoke të re, ku do të shikojmë ndryshime e transformime për të cilat kemi folur. Kjo hënë e plotë bëhet pikërisht në kundërshtim me Plutonin; kemi një hënë të plotë që mund të na krijojë fobi, mund të na krijojë shqetësime, mund të na krijojë xhelozi, një egoizëm të tepruar, të humbasim kontrollin. Duhet t’i lëmë gjërat të kalojnë pak dhe të jemi shumë të kujdesshëm gjatë javës. Të shtunën, kur Dielli takon Juptierin në lidhje katërkëndëshe, jo harmonike, mund të na e japë të theksuar ndjenjën e fatit. Ndërkohë që çdo ekzagjerim, i çon gjërat në gabime dhe i çon gjërat në humbjen e kontrollit. Kujdes me shpenzimet, me investimet dhe kujdes në konflikte e në ruajtjen e marrëdhënieve personale. /tvklan.al