Gripi malajzian ka prekur vendin tonë, kjo deklarohet nga specialistët e Shëndetit Publik të cilët kanë mundur ta identifikojnë virusin tip B malajzian si dhe disa viruse të tjerë tip respirator.

Alban Ylli:Është grip tip B malajzia, kemi identifikuar dhe viruese të tjerë respiratorë ndërkohë vazhdojmë të monitorojmë situatën, kemi marrë mostra të tjera presim për të izoluar edhe ndonjë tip tjetër. Shtami që ne kemi izoluar është një shtam që ka qarkulluar në Shqipëri vjet dhe parvjet, nuk është shtami që pritet dhe që ndodhet në vaksinën e cila është shpërndarë masivisht sivjet.”

Në të gjithë vendin numërohen rreth 14 mijë të prekur nga gripi  që paraqiten në urgjenca gjatë një jave. Sipas Institutit të Shëndetit Publik trendi i të prekurve po vjen në rritje.

Alban Ylli:Kemi rreth 13500- 14 000 raste në javë, ne presim akoma rritje edhe brenda shkurtit, mund ë arrijë piku në periudhën e fundit të shkurtit e të marsit.”

Deri më tani në vendin tonë nuk qarkullon asnjë prej shtameve të gripit të paralajmëruar në fillim të vjeshtës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, shtame prej të cilave mbron vaksina antigrip e injektuar pasivisht nga popullata këtë vit./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami

Operator: Petrit Xhaferri