Shqipëria konsiderohet si “hirushja” e Europianit 2024, por mesa duket edhe tifozët shqiptarë po lënë gjurmët e tyre.
Për ndeshjen e të shtunës Itali-Shqipëri, autoritetet gjermane do të përballen me një numër shumë të madh tifozësh shqiptarë, plot 50 mijë të tillë.
Media amerikane ESPN shkruan se me shumë gjasa, tifozëria shqiptare do të jetë më e madhja në këtë kompeticion, sigurisht përveç vendit pritës, Gjermanisë.
Numri i lartë i tifozëve shqiptarë ka lënë pa bileta edhe tifozët italianë. Stadiumi ‘Signal Iduna Park’ ku do të luhet sfida Itali-Shqipëria ka një kapacitet prej 81 mijë vendesh, por ky numër është reduktuar dhe do të jenë të disponueshme vetëm 62 mijë. Nga këto, 50 mijë bileta janë blerë nga tifozët shqiptarë. Pjesa tjetër mbetet për italianët.
Shumë prej tifozëve shqiptarë që do të ndjekin këtë ndeshje janë edhe emigrantët që jetojnë një Gjermani. Për të parë ndeshjen e Kombëtares me Italinë do të jenë edhe disa deputetë të Parlamentit shqiptar.
/tvklan.al