Përpjekje të mëdha në Lesing të Austrisë për nxjerrjen e 10 minatorëve të cilët pas një shembje galerie kanë mbetur nën tokë prej dy javësh. Shpresat janë shtuar pas futjes së sondës 130 metra nën tokë e cila mendohet të jetë afër tyre në distancën prej 10 metrash.
Për gjetjen e tyre do të përdoret një mikro kamera e cila do të lehtësojë saktësimin e vendndodhjes. Por shpresat për të gjetur një minator të gjallë janë të shuara pasi pas gjithë këtyre ditëve që ka ndodhur shembja, oksigjeni ka mbaruar./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori