Pandemia e shkaktuar si pasojë e përhapjes së virusit ka çuar në një sërë rregullash të reja të distancimit shoqëror.
Por sipas një sondazhi të kryer së fundmi, rezulton se marrëdhëniet në çift po lulëzojnë.
Tre të katërtat e personave të anketuar janë shprehur se kanë mësuar diçka të re në lidhje me partnerët e tyre. Një e treta e tyre janë shprehur se marrëdhënia e tyre është bërë më e fortë gjatë kësaj periudhe.
Sondazhi ‘At Home Together’ ose “Në shtëpi bashkë”, u krye në dy javët e fundit të muajit Prill dhe zbuloi se 90 përqind e çifteve të anketuara kanë shpenzuar pjesën më të madhe të kohës me njëri-tjetrin.
Që nga njoftimi i izolimit, çiftet kanë kaluar kohë cilësore me njëri-tjetrin, duke zhvilluar zakone më të shëndetshme, për të përmirësuar stilin e jetës së tyre.
Rreth 40 përqind e çifteve kanë komunikuar më hapur me njëri-tjetrin dhe kjo ka çuar në gëzim të përbashkët.
Pjesa më e madhe e çifteve të anketuara ka zgjedhur të mos i ndajë punët, por t’i bëjnë së bashku, për të pasur përvoja të përbashkëta.
Më pak se 10 përqind e çifteve thanë se marrëdhënia e tyre është tensionuar.
Çiftet që gjenden në largësi me njëri-tjetrin qëndrojnë në kontakt përmes bisedave telefonike ose përmes përdorimit të teknologjinë, duke e bërë atë aleatin e tyre më të madh.
Studiuesit e sondazhit u shprehën se kufizimet sociale dhe pasiguria financiare e shkaktuar nga pandemia kanë rritur stresin dhe ankthin, por koha më e madhe që çiftet po kalojnë së bashku, po i ndihmon ata të lidhen më mirë./tvklan.al