Prindërit shpeshherë shqetësohen se kalimi i kohës në telefonat e mençur ka një ndikim negativ në marrëdhëniet me fëmijët e tyre.

Një studim i kryer së fundmi hulumtoi nëse përdorimi i telefonit nga ana e prindërve ndikon tek marrëdhënia me fëmijët, koha e kaluar me familjen dhe konfliktet familjare.

Sipas studimit, përdorimi i smartphone shoqërohet me prindërim më të mirë dhe jo më të keq. Autorët vunë në dukje se veçanërisht duke marrë parasysh mjediset e ndryshme familjare, telefonat inteligjentë luajnë rol të rëndësishëm në jetën familjare dhe kanë një ndikim pozitiv në prindërim.

Studiuesi Modecki u shpreh: Ne gjetëm shumë pak prova të problemeve dhe shpresojmë që këto të dhëna të na ndihmojnë dhe të na shtyjnë drejt bisedave më konstruktive, për përvojat e shumëllojshme të familjeve me teknologjinë./tvklan.al