Ndonëse sondazhet tregojnë se mbështetja popullore është e ndarë thuajse përgjysmë me një epërsi më pak se 1% të Kamala Harris-it ndaj Donald Trump-it, nuk është vota e drejtpërdrejtë popullore që përcakton fituesin, por ajo e delegatëve të kolegjit zgjedhor. Secili nga 50 shtetet ka një numër të caktuar delegatësh, me 538 të tillë në total. Të gjithë delegatët në secilin shtet i kalojnë kandidatit që merr shumicën atje, me përjashtim në Meinit dhe Nebraskës.
Bazuar në historikun e dekadave të fundit, kjo hartë tregon se si ndahen vendet që votojnë gjithmonë demokratët dhe republikanët. Bazuar në këtë ndarjee gjithë beteja e 5 Nëntorit përqendrohet tek 7 të ashtuquajturit “shtete të paqëndrueshëm” që ofrojnë 93 delegatë, që kandidatët të kapërcejnë kufirin 270 delegatëve mbështetës për t’u zgjedhur president.
Teksa Harris-it i duhen më pak delegatë referuar shteteve ku e ka të sigurt fitoren, ajo duhet të fitojë të paktën 3 nga këto 7 shtete, ndërsa Trump të paktën 4. Sondazhet tregojnë se në të Martën e Madhe të zgjedhjeve presidenciale, Trump kryeson në 4 nga këto shtete ndërsa Harris në 3, ndërsa në Pensilvani të dy janë kokë më kokë.
Tv Klan