Shqipëria e ka si finale ndeshjen me Ukrainën, në Ligën e Kombeve. Këtë e pranoi edhe trajneri Silvinjo, në konferencën para sfidës.

Sipas tij, skuadra duhet të bëjë sa më pak gabime në fushë, nëse dëshiron të marrë rezultat pozitiv.

“Ka një lloj ekuilibri në çdo skuadër. Jemi mbrojtur mirë, por nuk kemi shënuar. Nëse topi shkon te sulmi, do të thotë që është bërë një punë nga skuadra. Do mundohemi të gabojmë sa më pak. Duke bërë pasime të mira, mund të ndërtojmë aksione. Do mundohemi të përmirësohemi me pasime të mira.

Lojtarëve do i them që për ne kjo është ndeshje finale. Kur jam në dyshime, futem dhe analizoj lojtarët për zgjidhur çështjet që më shqetësojnë”, tha Silvinjo.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës, do të transmetohet në ekranin e Tv Klan.  

/tvklan.al