Jannik Sinner mundi Grigor Dimitrov 6-3 6-1 dhe fitoi për herë të parë turneun e Miami Open. Me këtë sukses, tenisti italian ngjitet në vend të dytë në renditjen botërore. Pavarësisht formës së mirë të bullgarit, Sinner bëri një lojë të saktë, duke mos gabuar, e duke siguruar suksesin.
Për 32-vjeçarin ishte e pamundur që të kthente lojën dhe të thyente dominimin e rivalit. Pas suksesit, 22-vjeçari tregoi emocionet për këtë sukses të arritur.
“Sigurisht që do të thotë shumë për mua, por më e rëndësishmja ishte paraqitja e shkëlqyer, veçanërisht në gjysmëfinale dhe finale që për mua është më e rëndësishme. Të jesh numri dy është një ndjenjë e mahnitshme. Nuk kam menduar kurrë të vij në këtë pikë. Unë vij nga një familje shumë normale. Jam shumë i lumtur që jam në këtë pozicion dhe unë thjesht po shijoj çdo moment!”.
Kampioni i Australian Open, që mori titullin e tij të dytë Masters 1000 pas suksesit në Kanada, ka fituar 25 nga 26 ndeshje dhe ka humbur vetëm tri herë që nga Grand Slami i U.S. Open vitin e kaluar.
Klan News