Erjon Braçe: “Është e papranueshme që një deputet të vijë e të përfitojë në zonën e tij elektorale nga paratë që vijën për punë publike, është turp që një deputet i kuvendit ët Shqipërisë të vijë e të merre me tenderë dhe të vendosë monopol me tenderë brenda territorit të zonës së tij elektorale. Është e papranueshme që drejtor Urbanistik në bashkinë e Kuçovës të jetë ai person që është. Është e turpshme, është e turpshme. Këta 5 njerëz nuk mund të vazhdojnë të kontrollojnë të gjitha të mirat publike, por edhe … të qytetarëve të Kuçovës.”
Këto akuza të deputetit të Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ndaj drejtuesve të pushtetit lokal në Kuçovë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 Qershorit, duket se kanë shkaktuar një çarje të madhe mes socialisteve në këtë zonë, sipas të cilëve deklaratat e pa baza të Braçes kanë ndikuar ndjeshëm në humbjen në zgjedhje.
Josif Xhako: “Është vërtet për t’u indinjuar që denigrohet një bashi e këtij niveli në gojën e një anëtari të kryesisë së Partisë Socialiste siç është Erjon Braçe. Të vjen keq të dëgjosh ato fjalë ofenduese. Unë nuk e di se si do ta gjejë guximin ky njeri të vijë më në Partinë Socialiste të Kuçovës.”
Fatmir Iljazaj: “Socialistët e Kuçovës janë të indinjuar, grupi i këshilltarëve është i i indinjuar për të gjitha ofezat, përbaltjen që i ka bërë ky zyrtar i lartë këtij qyteti, këtyre qytetarëve, këtyre këshilltarëve, këtyre socialistëve.”
Deklarata e dhënë nga nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Erjon Braçe ka tensionuar radhët e anëtarësisë socialiste në Bashkinë e Kuçovës të cilët kërkojnë zgjidhje dhe ballafaqim me akuzat e lëshuara nga Braçe./tvklan.al