Kryetari i Lëvizjes së Legaliteti Spahia sqaroi pozicionin e partisë së tij në mbështetje të lëvizjes për zhvillimin kombëtar të iniciuar dhe drejtuar nga pretendenti i fronit mbretëror. Sipas tij, marrëdhëniet me Mbretin janë të shkëlqyera.
Ekrem Spahia: “Partia Lëvizja e Legalitetit e ka nënshkruar marrëveshjen që më 24 dhjetor të vitit 1924 me Mbretin Zogu I dhe këtë marrëveshje e kemi vazhduar për 80 vjet duke qenë mbështetësit kryesorë të të gjitha lëvizjeve të mbretit Zogu I dhe Mbretit Leka I dhe, nëse dikush pyet që a ka nënshkruar Partia Lëvizja e Legalitetit marrëveshje në çdo nisëm që merr Mbreti, kjo është një paradoks.”
Partia Lëvizja e Legalitetit do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjitha forcat e opozitës për çështje të rëndësishme siç është reforma zgjedhore. /tvklan.al