Prokuroria e Posaçme i komunikoi këtë të premte deputetit të Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, se ka ngritur ndaj tij akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera”. Me akuzën u njoh avokati i tij, Ermal Yzeiraj, i cili u paraqit i vetëm në ambientet e godinës së qelqtë.
Vepra penale dyshohet nga SPAK se është kryer në bashkëpunim me ish-vartës të tij në kohën kur Plarent Ndreca mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.
Hetimet kane lidhje me tenderat e rikonstruksionit të disa komisariateve të policisë në vend. Prokurorët e Posaçëm kanë marrë në këtë dosje të pandehur edhe disa persona të tjerë, pjesë e komisioneve për vlerësimin e ofertave për këto tendera.
Hetimet për këtë çështje nisën pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili, pas një auditi që doli në konkluzionin se ishin shkelur dispozitat ligjore në procedurat e tenderave që kishin cenuar barazinë e pjesëmarrësve dhe është rritur kostoja e punimeve.
Tv Klan