Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Aparati i kobaltoterapisë pritet të nisë nga puna ditën e hënë. Pas një muaji ndërhyrje në këtë aparaturë 14 vjeçare, specialistë dhe inxhinierë arritën të gjejnë dhe ndreqin defektin. Rrezatimet e para do të nisin në fillim javë, ku mendohet se do të ketë dyndje të pacientëve. Punimet kanë përfunduar dje dhe së fundmi nga specialistët pritet të bëhet vetëm nivelimi i shtratit të aparaturës, e nisur nga puna.

Kjo aparaturë unike mbulon 5 milion shqiptarë, dy prej të cilëve vijnë nga Kosova për të kryer ciklin e rrezeve. Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë pritet aparatura e re nga Franca, e cila do të dublojë të parën, e pakësojë numrin e pacientëve, që presin për rreze. Njëkohësish do të shtojë shpresat tek të gjithë ata për më shumë jetëgjatësi.

Ky nuk është rasti i vetëm i prishjes së aparaturës, pacientët e Onkologjikut janë detyruar të presin edhe tre muaj pa bërë kurë, për shkak të amortizimit të kokës së kobaltit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti