Tottenham po ndërton stadiumin e ri që pritet të hapet vitin e ardhshëm. Në këtë arenë 61 mijë vendëshe nuk do të luhen vetëm ndeshje futbolli të klubit londinez, por edhe të futbollit amerikan.
Një mënyrë për të shfrytëzuar maksimalisht stadiumin që do të kushtojnë më shumë se 800 milionë euro dhe do të ketë 2 fusha.
Terreni ku skuadra e Tottenham do të luajë ndeshjet e Premier League do të jetë i lëvizshëm dhe do të ndahet në 3 pjesë që do të lëvizin mbi binarë që do të mbajnë 10 mijë tonë peshë. Procesi i zëvendësimit të fushës do të zgjasë 25 minuta. një strukturë e tillë do të jetë e para në botë.
Tv Klan