Në tre ndeshje të Premier League, janë shënuar plot nëntë gola. Manchester United dhe Chelsea, kanë marrë fitore bindëse në shtëpi.
“Djajtë e kuq” triumfuan me shifrat e thella 4-0 ndaj Everton, në një sfidë pa shumë histori. Rashford dhe Zirkzee, me një nga dopietë secili, i dhanë fitoren e parë në kampionat trajnerit Ruben Amorim.
Me këtë sukses, Manchester United ngjitet në vendin e nëntë me 19 pikë, ndërsa Everton renditet në vendin e 15-të me 11 pikë.
Fitore e pastër edhe për Chelsea, që triumfoi 3-0 ndaj Aston Villa-s. Golat e Jackson, Enzo Fernandez dhe Palmer, i dhanë fitoren skuadrës së drejtuar nga Maresca.
Ky triumf, ngjit londinezët në vendin e tretë me 25 pikë, po aq sa edhe Arsenali i vendit të dytë.
Zhgënjim total nga Tottenham, që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Fulham. “Spurs” mbajnë vendin e shtatë me 20 pikë, një pikë më shumë se Fulham i vendit të dhjetë. /tvklan.al