Chelsea triumfoi me rezultatin 3-4 ndaj Tottenham në derbin e Londrës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Premier League.
Ndeshja nisi “malore” për blutë, që pësuan dy gola të shpejtë, nga Solanke dhe Kulusevski. Të dy këta futbollistë, shënuan pas dy gafave të Cucurella.
Sancho ngushtoi diferencat për Chelsea-n në minutën e 17-të. Fraksioni i dytë i lojës, ishte akoma më i bukur.
Palmer barazoi shifrat në minutën e 61-të, para se Enzo Fernandez të përmbyste rezultatin në 3-2 në minutën e 74-t.
Palmer kompletoi dopietën dhe realizoi të katërtin për Chelsea-n në minutën e 84-t, ndërsa për Tottenham, Heuming Son shënoi të tretin në minutën e 97-të.
Kjo është fitorja e katërt radhazi për Chelsea-n në kampionat, aty ku mban vendin e dytë me 31 pikë, 4 më pak se Liverpool kryesues, ndërsa Tottenham renditet në vendin e 11-të me 20 pikë. /tvklan.al