Trupat shqiptarë të mbrojtjes dhe ato britanike po zhvillojnë stërvitjen e përbashkët “Austere WËolf-24”. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh se siguria në rajon ka tepër rëndësi ndaj duhet rritur bashkëpunimi me aleatët.
“Misioni ynë është që të forcojmë sigurinë në një kohë kur Evropa Juglindore është vazhdimisht nën kërcënimin e influencave malinje dhe për këtë duhet të rrisim nivelin e bashkëpunimit me tanë. Forca jonë qëndron te uniteti dhe përkushtimi jonë për ta mbajtur larg këtë aktor dashakeq. Këtë mund ta bëjmë duke qëndruar në kursin euroatlantik”, tha Vengu.
Sipas përfaqësuesit të Mbretërisë së Bashkuar, marrëdhënia e bashkëpunimit mes dy vendeve është e shtrirë në disa drejtime.
“Rëndësia strategjike e Korridorit 8 që lidh portet, hekurudhat, rrugët dhe infrastrukturën e vendit tuaj ministër, kjo na bën të mundur që aleanca jonë të lëvizë me shpejtësi. Ne punojmë me Forcat e Armatosura Shqiptare në një histori prej 100 vjetësh”, tha Lord Stuart Peach.
Stërvitja e përbashkët Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar ka për qëllim promovimin e ndërveprimit mes vendeve anëtare të NATO-s në fushën e sigurisë.
Klan News