Përmes programit të qeverisë për strehimin social, 25 familje në Mat morën në dorëzim apartamentet e reja. I pranishëm gjatë këtij procesi ishte edhe ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja i cili theksoi se ky është një shembull i mirë i bashkëpunimit mes bashkisë dhe qeverisë.
“E mira nuk ka fund, ne do donim që të kishim apartamente që të ishin natyrisht sa më moderne, optimale, por shikojmë që është një ndërtim i mirë dhe bëjmë ç’është e mundur që të përmirësohemi dhe në entin tonë të banesave me projektet që po bëjmë. Në këshillin e drejtimit të këtij enti merret vendimi për pallatin e dytë, z.kryetar i Bashkisë, përsëri për ju, për kërkesën e bërë për financimin e ndërtimit të një tjetër ndërtese që do të strehojë të tjerë qytetarë. Këtu kemi 15 banesa 2+1 dhe 10 banesa 1+1.”
Ministri Gonxhja sqaroi se rastin e ndërtimin e të këtij pallati, bashkia ka ofruar truallin ndërsa investimi është bërë nga Enti i Kombëtar i Banesave.
Klan News