Një humbje që djeg, por paraqitja kënaqi trajnerin e Kombëtares, Sylvinho. Ai tha se ndaj kampionëve u luftua deri në fund, duke u përpjekur për një rezultat pozitiv.
“Zhgënjim për rezultatin, i kënaqur për paraqitjen e skuadrës. 20-25 minutat para nuk i bëmë mirë sepse ishin shumë të vështira për ne. Më pëlqeu që luajmë ndaj Italisë kampione e Europës dhe deri në momentin e fundit ishim në lojë për të marrë barazimin”, tha trajneri.
Futbollistët shqiptarë duan që ta kthejnë menjëherë vëmendjen menjëherë te ndeshja e radhës me Kroacinë, pasi nuk ka shumë kohë.
“Nuk kemi shumë kohë, sepse pas 4 ditësh luajmë me Kroacinë. Duam të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim pikët”, tha Gjimshiti.
“Kemi disa ditë kohë për të përgatitur ndeshjen me Kroacinë. Do analizojmë çfarë nuk shkoi”, tha Bajrami.
“Të shohim ndeshjen para, me vjen keq vetëm për tifozët dhe i falenderojmë”, tha Asllani.
Në sfidën më Kroacinë pritet sërish një mbështetje e madhe e tifozerisë shqiptare në Hamburg, ndërsa kjo do të jetë përballja e parë mes dy përfaqësueseve.
Tv Klan