Teologu Miron Çako thotë se magjia ekziston dhe gjendet kudo rreth nesh. Veç saj, për të cilën ai shpjegoi në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se është një kontratë me djallin, ekziston edhe syri i keq. Sipas teologut, syri i keq është edhe më i fortë se magjia pasi efekti i tij është i menjëhershëm.
Miron Çako: Përveç magjisë, ekziston edhe syri i keq. Syri i keq është më i keq se magjia sepse magjia të vjen gradualisht, kurse syri i keq të vjen një shigjetim menjëherë që ti po s’pate një mbrojtje, menjëherë goditesh, shigjetohesh.
Aldo: Po kush e bën syrin e keq?
Miron Çako: Syrin e keq, janë njerëz të cilët kanë energji negative sepse kanë smirë. Këta që kanë smirë, inat për diçka të një tjetri, për objektin, për çfarë ka ai…
Aldo: Kështu si shprehje e kemi dëgjuar ne, “syri, syri”.
Miron Çako: Po, syri i keq është më i keq se magjia sepse ky njeri brenda vetes ka një demon ose një ushtri demonësh, varet sa ai ka, sa energji posedon dhe me anë të shikimit, me anë të mendimit dhe fjalëve, ai të shigjeton.
Teologu shton se magjia ka gjetur rrugën për t’u përhapur në forma që nuk vihen re. Ka formula magjike që përdoren në jetën e përditshme, filma e libra të cilët duken krejt të padëmshëm por i shtyjnë edhe fëmijët të praktikojnë magjinë.
Miron Çako: Një formulë që ne e kemi përdorur kur kemi qenë fëmijë, nuk e di, “abrakadabra”. Për shembull, “abrakadabra” është një formulë magjike që vjen nga romakët.
Aldo: Unë e mbaj mend nga nga “Pinoku”.
Miron Çako: Sot magjia është pjesë e jetës. Është pjesë e filozofisë, e psikologjisë.
Aldo: “Abrakadabra”, vërtet e ke që…
Miron Çako: Është formulë e romakëve.
Aldo: Kur ta them nga “Pinoku”, unë mbaj mend filmin.
Miron Çako: Atë desha të them, për shembull edhe filmi “Harry Potter” ose libri “Harry Potter” është një libër i mirëfilltë magjie. Ose këto filmat e animuar sot, aty futen formula magjike, personazhë magjikë, mitikë por s’janë mitikë që bëjnë edhe fëmijët sot padashur, duke parë një film të animuar, duke lexuar një libër, gjenden duke bërë magji. Është një lloj loje sot, janë forca okulte dhe disa grupe që po e demonizojnë këtë shoqëri./tvklan.al