Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Euro u shkëmbye i qëndrueshëm ndaj dollarit amerikan në nivelet më të larta të katër javëve të fundit. Ndërkohë sot jeni japonez shënoi nivelet më të ulëta të dy javëve të fundit ndaj dollarit amerikan dhe gjithashtu nivelet më të ulëta të një muaji ndaj euros pas humbjeve të shkaktuara në tregun aksioner të Tokios.

Në orët europiane të shkëmbimeve monedha e përbashkët europiane u shkëmbye në nivelet 1 euro baras me 1.23 dollarë, ndërkohë që kapërcimi i këtij niveli do të bënte që euro të shkëmbehej në nivelet që për herë të fundit janë shënuar në muajin prill.

Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare është shkëmbyer e qëndrueshme ndaj dollarit amerikan, në një kohë që leku sot ka fituar pikë ndaj monedhës së përbashkët europiane./tvklan.al