Sot në tregjet ndërkombëtare valutore Dollari amerikan arriti të shkëmbehej pothuajse i qëndrueshëm ndaj monedhës së përbashkët pas rritjes së djeshme në orët e hapjes së tregjeve në Amerikë monedha e përbashkët evropiane u shkëmbye sot në mesditë në nivelet 1 Euro e barabartë me 1.08 Dollarë.

Ndërkohë tregjet valutore vazhdojnë të jenë sërish nën presionin e tensioneve gjeo-politike, duke lënë në plan të dytë të dhënat ekonomike që publikohen rreth ekonomisë amerikanë dhe asaj të eurozonës.

Sot banka e Anglisë kapi në befasi tregjet financiare duke ulur normat e interesit me paundin me 0.25% ndërsa banka qendrore evropiane ashtu siç ishte parashikuar nga analistët la të pandryshuara normat e interesit për eurozonën.

Këto të dhëna na vijnë nga Banka Italo-Shqiptare. Specialistë të saj tregojnë se në tregun tonë të brendshëm valutor krahasuar me ditën e djeshme leku ka fituar pikë ndaj monedhës evropiane ndërsa ka humbur pikë ndaj monedhës evropiane.

Në Bankën Italo-Shqiptare 1 Dollarë sot blihet 128.4 Lekë dhe shitet me 131.6 Lekë, ndërsa 1 Euro blihet me 138.3 Lekë dhe shitet me 141.5 Lekë./tvklan.al