Pas takimit me emigrantët shqiptarë në New York, Kryeministri Rama do të vijojë turin me diasporën në Selanik. Kryeministri thotë se pasnesër do të rikthehet me kënaqësi krejtësisht të posaçme tek shqiptarët e Greqisë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kryeministri Rama shkruan se në Selanik na ka lidhur historia me njëmijë fije dhe e sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë jugorë, si dy popuj europianë.
“Pasnesër do të rikthehem me një kënaqësi krejt të posaçme tek shqiptarët e Greqisë, këtë herë në Selanik, ku historia na ka lidhur me njëmijë fije dhe e sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë jugorë, si dy popuj europianë që edhe për pak vite do jenë krah për krah në Bashkimin Europian”, shkruan Kryeministri Rama në “Facebook”.
/tvklan.al