Ajri i planetit 35% më i pastër. 60% e ndotjes prodhohet nga makinat
Rënia e çlirimit të dioksidit të karbonit në dy muaj, është e barabartë me atë që ishte targeti i një 10-vjeçari sipas objektivave të Parisit.
Në Italinë fqinje, në muajt Mars dhe Prill është shënuar ulje nivelit të ndotjes së ajrit me 35% dhe po në të njëjtat nivele përllogaritet në të gjithë kontinentin tonë, që përkthehen në rreth 20 milionë tonë Co2 më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Por në një dosier të aleancës “Italy for Climate”, në fund të pandemisë, nëse nuk merren masa të gjelbra dhe të respektohen ato, atëherë niveli i ndotjes do të kthehet në vitin 2021 edhe më rëndë në parametra, në krahasim me periudhën para Covid-19.
Në raport vihet re edhe rënia me rreth -23% të përdorimit të energjisë elektrike, si pasojë e pezullimit të aktiviteteve. Por theksi vihet tek se 60% e ndotjes së ajrit vjen si pasojë e sektorit të transportit dhe rënia relative e përdorimit të karburanteve.
Klan Plus