Ky është teatri i kukullave në Tiranë, i vetmi institucion i cili jep shfaqje për fëmijët e kryeqytetit. Në këtë teatër fëmijët vijnë për të kaluar kohën e lirë çdo të shtunë dhe të dielë. Mirëpo me fluksin e madh të fëmijëve që vijnë këtu, problemet janë të shumta. Ndërsa drejtori i Teatrit të Kukullave thotë:
“Shfaqjet në teatrin tonë jepen ditën e shtunë në orën 10:30 deri në orën 12:00 dhe deri ditën e dielë kur kërkesat vijnë në rritje dhe ndonjëherë trupa e aktorëve janë të detyruar të përballojnë deri në tre shfaqje. Ka një dyndje fëmijësh dhe prindërit janë mësuar t’i sjellin vetëm të dielën. Natyrisht nuk është normale sepse ne nuk mundemi t’a përballojmë dot dhe mund të jepen shfaqje dhe pasdite sepse prindërit janë të lirë nga ora 5, pse jo dhe ditët e javës. Sigurisht që është rritur bileta. Unë kam dhënë një urdhër për t’a ngritur biletën me 50 lekë sepse ishte një çmim qesharak.”/tvklan.al