Pas tërmetit shkatërrues në ishullin Kos pak ditë më parë, një tjetër tërmet ka goditur Greqinë.

Mediat greke shkruajnë se tërmeti ka rënë mesditën e sotme në detin Jon.

Lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ndodhej 24 kilometra në perëndim të Lefkadhës, në një thellësi prej 2 kilometrash.

Nuk raportohet për të plagosur apo dëme materiale.

/tvklan.al