Nivelet e ujit në lumenjtë që përshkojnë pyllin e madh tropikal të Amazonës kanë rënë. Kjo si pasojë e thatësirës rekord, duke paraqitur sfida për njerëzit e Ribeirinhos që jetojnë atje.
Lumenjtë janë të vështirë për të lundruar dhe uji është shumë i ndotur. Një pjesë e mirë e popullsisë që jeton afër tyre janë mbështetur nga furnizimet me jashtë.
Francisca das Chagas, një banore, thotë se të moshuarit në veçanti janë përpjekur shumë sepse u duhej të ecnin për të marrë ujë.
“Ne jemi të gjithë të moshuar, kemi persona me aftësi të kufizuara dhe ata nuk munden. Ne gjithçka e bëjmë vetë dhe askush tjetër nuk na ndihmon këtu, vetëm Zoti dhe ata na ndihmojnë”.
Joao Ferreira, një përfaqësues i këtij komuniteti, shprehet se bregu i lumit është larg shtëpive.
“Rreth 800 metra kjo është distanca e plazhit. Tani imagjinoni një person në këtë të nxehtë, njerëz me presion të lartë të gjakut, duke bërë këtë udhëtim. Bëhet e vështirë, shumë e vështirë. Kjo është arsyeja pse ne e pame të nevojshme për t’u mobilizuar.”
Komuniteti i Ribeirinhos zakonisht e merr ujin direkt nga lumenjtë ose kanë sisteme të lidhura, por këto mjete furnizimi nuk funksionojnë kur nivelet e ujit bien në mënyrë dramatike. Të gjithë shpresat janë tashmë tek organizatat qeveritare dhe qeveria.
Shërbimi Gjeologjik Brazilian, ka paralajmëruar se të gjithë lumenjtë në pellgun e Amazonës pritej të bien nën nivelet e tyre historike. Gjithashtu në Brazil, përgjatë këtij viti janë regjistruar edhe zjarre, ku po dëmtohen kulturat si soja dhe misri, në zonën që kryeson për rritjen e drithërave.
“Tani kemi vështirësi në transportimin e asaj që prodhojmë në qytet, sepse askush nuk është në gjendje fizike për t’i mbajtur gjërat në distanca të gjata. Bashkëshorti im nuk mundet sepse ka probleme me krahun gjithashtu edhe unë kam një problem në këmbë. Kjo e bën edhe më të vështirë per ta cuar prodhimin tonë në qytet”.
Cemaden, qendra kombëtare e qeverisë federale për monitorimin e fatkeqësive natyrore bën të ditur se Amazona ka 62 zona në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të nxehtësisë. Rreth 70 % e qyteteve në rajon janë të prekura nga thatësira.
Lumi Negro, aksesi kryesor në Manaus, është tashmë 20 centimetra, niveli i ulët rekord. Gjithashtu edhe niveli i lumit Solimoes, i cili rrjedh nga Andet në Peru, pritet të bjerë në javët në vijim.
Fshatrat kanë mbetur të izoluar, pa transport, në ujë shumë të cekët për të udhëtuar me anije, dhe atyre u mungojnë furnizimet ushqimore. Shtrati i ekspozuar i lumit Solimoes është shndërruar në një breg të madh rëre që fshatarëve u duhet të ecin për dy orë për të shkuar në shtëpi pasi bëjnë blerjet e tyre në diellin përvëlues.
“Thatësira është e keqe dhe po përkeqësohet. Është shumë e vështirë sepse çdo ditë duhet të bëjmë këtë rrugë të gjatë përgjatë plazhit, të kalojmë lumin, duke mbajtur gjërat tona në krah”.
Peshkimi është burimi kryesor për komunitetet përgjatë lumenjve, por peshqit kanë ngordhur si pasojë e ngrohjes globale. Ambientalistët thonë se ndryshimet klimatike po thajnë lumenjtë në Amazon dhe po shkaktojnë zjarre të pazakonta që dëmtojnë bimësinë.
Sezonet me reshje janë shumë të shkurtra duke mos lejuar pyjet të rikuperohen. Sipas ekspertëve, ndryshimi në ciklin shirave në zonat e prekura mund të shkaktojë një efekt krize duke çuar në ngadalësim të mëtejshëm në pjesë të tjera të pyllit të Amazonës. Vazhimisht shkencëtarët u kanë bërë thirrje politikëbërësve ndërkombëtarë të mbrojnë pyjet dhe popujt si dhe të reduktojnë emetimet e përgjithshme të gazeve serrë.
Klan News