Pas sezonit së bashku me Bolonjën, trajneri mund të bashkohet sërish me Saelemaekers te Juventus
Thiago investoi tek ai personalisht tek ai dhe shkathtësia e tij ishte ndër çelësat e suksesit të Bolonjas sezoni e kaluar.
Ai është Alexis Saelemaekers, dikur mbrojtës, i cili u bë më pas një anësor sulmues dhe, nëse ishte e nevojshme luante edhe si një qendërsulmues fals. Saelemaekers në Dall’Ara, falë Motta-s, ka rifituar shkëlqimin dhe mbi të gjitha besimin pas nje përvoje jo të mirë tek Milan.
Belgu tani mund të gjejë sërish mentorin e tij, të paktën sipas zërave të merkatos në Itali.
Saelemaekers u “rilind” në Bolonja, 30 paraqitje, 4 gola dhe 3 asistime me Motta-n, i cili e vendosi atë në të gjitha pozicionet në frontin sulmues, duke përfituar nga ndryshimi i ritmit dhe disiplina e tij taktike. Karakteristikat që mund të jenë të dobishme për Juventusin e tij, duke luftuar me një rivendosje të vërtetë të korsive të jashtme. Belgu mund të përfaqësojë një alternativë të rëndësishme taktike ndaj Yildiz dhe gjithashtu mund të arrijë në fund të merkatos sprotive duke ofruar një çmim më të ulët se ai aktual prej 20 milionë eurosh.
Shanset e Saelemaekers për të veshur bluzën e Juventus luhaten në varësi të kompanive të ndryshme të basteve.
Por si mund të kryet ky operacion?
“Së pari shes, pastaj blej.” Ky është rregulli i artë i Cristiano Giuntolit për këtë fazë të merkatos. Nga De Sciglio te McKennie, nga Kostiç te Milik, ka shumë lojtarë që largohen nga Torino, pa harruar situatat e veçanta të Federico Chiesa dhe Matias Soulé. Prandaj edhe Saelemaekers mund të rikthehet në këtë “valle”, pasi u mbyll me Milanin prej Pulisic dhe Chukuweze dhe kërkon një skuadër të re. Kuqezinjtë, që kanë kartonie tij, shpresojnë për një ofertë nga Premier League për të fituar para, por nëse nuk realizohet, hipoteza e Juventusit. mund të kthehet në aktualitet. Për gëzimin e Thiagos, i cili me kënaqësi do të përqafonte sërish një nga protagonistët e ekipit të tij të Bolonjës.
Marrë nga “La Gazzetta dello Sport”
/tvklan.al