Ilir Meta: “Shqipëria është një vend demokratik dhe opozita padyshim që është e lirë të bëjë dhe protesta demokratike, pasi në çdo vend demokratik këto gjëra ndodhin. Po të bësh protestë kundër liberalizimit të vizave dhe të bësh protestë kundër Integrimit Evropian un këtë nuk arrij dot ta kuptoj. Ju e dini shumë mirë se edhe kryeministri Berisha edhe mazhoranca në tërësi kanë qenë të hapura dhe kanë ftuar lidershipin e Partisë Socialiste, madje të marr rol drejtues në përmirësimin e mëtejshëm të reformës zgjedhore dhe të kodit zgjedhor. Qeveria të jeni të sigurt do të bëjë detyrën e saj, në të gjithë procesin e integrimit evropian, në të gjithë procesin që kërkon udhërrëfyesi për të siguruar liberalizimin e vizave dhe të jeni të sigurt se të gjithë ata që do të përpiqen të vonojnë apo të dëmtojnë këtë proces do të marrin ndëshkimin nga qytetarët sepse për interesa të ngushta nuk mundet të cenohet imazhi i vendit.”/tvklan.al