Presidenti Trump ka falur ish-këshilltarin e Sigurimit Kombëtar Michael Flynn, i cili ishte deklaruar fajtor si gënjeshtar ndaj FBI.

Flynn ishte dënuar në zgjedhjet e vitit 2016 me pretendimin e ndërhyrjes ruse, gjatë një hetimi të departamentit të drejtësisë.

Ai, një vit pas kishte pranuar se ka gënjyer FBI-në në lidhje me kontaktet me ambasadorin rus, por më vonë ishte përpjekur të tërhiqte deklaratën e tij.

Ndërsa, tani Trump nga Shtëpia e Bardhë tha se më në fund do të përfundonte “ndjekjen e pamëshirshme, partiake të një njeriu të pafajshëm”.

Megjithatë, demokratët e tjerë nuk ishin dakord me faljen e Flynn. Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi e quajti veprën e Flynn  “një akt të korrupsionit të rëndë dhe një abuzim të pacipë të pushtetit”.

Është e zakonshme që Presidentët në largim të lëshojnë falje për persona të dënuar mbi çështje të ndryshme dhe Trump aktualisht ka numrin më të vogël të faljeve nga çdo President modern i SHBA.

Sipas Pew Research Center, paraardhësi i tij Barack Obama ka dhënë 212 falje më shumë se çdo President tjeter amerikan, që nga koha e Presidentit Harry Truman./tvklan.al