Jennifer Lopez u nda me Ben Affleck, por unazën 5 milionë dollarësh që ky i fundit i dhuroi nuk ka ndërmend t’ia kthejë.
Duke pasur parasysh historinë e saj me unazat e fejesave martesave, ka të ngjarë që kjo unazë t’i shtohet koleksionit të saj, duke e çuar vlerën e tyre në mbi 17 milionë Dollarë.
Këngëtarja ka ende një unazë diamanti rozë që Ben Affleck i dhuroi 20 vite më parë, si dhe unazat nga ish-bashkëshortët Marc Anthony, Cris Judd dhe Ojani Noa. Dhe ajo ka unazën e saj të fejesës nga Alex Rodriguez me të cilin ajo nuk u martua kurrë.
Por më e shtrenjta është ende unaza e diamantit blu prej 6.5 milionë dollarësh që mori nga Marc Anthony me të cilin ka edhe dy fëmijë.
Unazat konsiderohen përgjithësisht pronë e veçantë dhe gjykatat shpesh vendosin në favor të marrësit në një divorc.
Kjo për shkak se unaza zakonisht jepet si dhuratë para martesës dhe argumenti është se dhurata i përket marrësit, pavarësisht nëse lidhja përfundon ose jo.
Klan News