Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Interesat e kredive në lekë kanë njohur rënie të dukshme, duke u rritur gjatë javëve të fundit në nivelet historike të 9.5%. Bankierët shpjegojnë se këto nivele interesash janë më të ulëta të regjistruara që prej 97. Bankat që kanë aplikuar uljen e çmimit të kredisë janë Alpha Bank, Banka Tirana dhe Banka Amerikane.
Tendenca e rënies së interesave të kredive në monedhën vendase, ka qenë e dukshme që prej fillimit të këtij viti, ku është shënuar në rënie prej 2% të normës së interesit. Por kreditë në lekë janë bërë më të lira vetëm për klientët e mëdhënj, pasi mikrokreditë apo kreditë konsumatore vazhdojnë të ruajnë çmime të shtrenjta ose dyfishin e interesave të kredive të mëdha nga 20-22%.
Sipas bankierëve, arsyet e rënies së normave të interesit për kreditë në lekë janë rritja e kërkesës për kreditim, aplikimi i uljes së normës bazë, nga Banka e Shqipërisë, si dhe parapërgatitja për hyrjen në tregun e kredive të bankës më të madhe në vend, Bankës së Kursimeve.
Aktualisht sipas burimeve zyrtare të Bankës së Shqipërisë, gjithë sistemi bankar ka kredituar afro 56 miliardë lekë në 6 mujorin e parë të vitit, më shumë se gjysma e kredive të akorduara janë kredi afatgjata./tvklan.al