Vijon puna për ndërtimin e Lotit 7 të Unazës së Madhe në Tiranë, me gjatësi 1.9 km. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna për ndërtimin e këtij loti, i cili nis nga pjesa fundore e “Bulevardit të ri” e deri në bregun e Lumit të Tiranës.
“Në kantierin e Lotit 7 të Unazës së Madhe, Tiranë deri tani janë realizuar rreth 70% e punimeve”, shkruan Rama në Facebook.
Në këtë aks parashikohet të ndërtohen vepra arti dhe rrugë dytësore të cilat do të lidhin unazën me zona të tjera të kryeqytetit. Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë.
Përfundimi i saj lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.
Klan News