Në prag të Krishtlindjes, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë,  Anastas Janullatos uroi besimtarët e krishterë në të gjithë Shqipërinë.

Në urimin e tij Janullatos u kërkoi besimtarëve të mposhtin arrogancën pasi ajo sjell pasoja të frikshme për shoqërinë.

Në festën e madhe të Krishtlindjes zakonisht të tërheq vëmendjen paqja, dashuria dhe shpresa. Por ka edhe diçka tjetër që nuk vihet re, mposhtja e arrogancës. Arroganca është një prirje që çon gjininë njerëzore në konflikte të frikshme, tragjedi dhe katastrofa. Antodotin shpëtimtar ndaj sëmundjes së arrogancës na e ofron Jezu Krishti me mënyrën sesi lindi, me jetën, me mësimin e tij, me praninë e tij. lindi në mënyrë të përulur dhe kreu misionin e tij me përulësi të skajshme që e shoqëronte gjithnjë dashurinë e tij. Krishti shpëtimtari që lindi për ne, le të në çlirojë nga çdo formë e dukshme apo e padukshme e arrogancës dhe le të na bëjë të denjë që të jetojmë me përulësi. Krishtlindje të gëzuara! Viti i ri qoftë i bekuar vëllezër edhe motra!

”, thotë në mesazhin e tij kryepeshkopi Janullatos.

Ndërsa Arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra u bëri thirrje shqiptarëve që të reagojnë në mënyrë paqësore ndaj padrejtësive që u bëhen./ TV KLAN