Ka plasur debati edhe mes kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha. Bardhi tha se opozita nuk gëzon asnjë respekt për Presidentin e Republikës Bajram Begaj, pasuar me një sërë akuzash ndaj tij. Ai theksoi po ashtu se Policia është futur në sallën e Kuvendit në shkelje të ligjit. Për sa më sipër, replikoi Hoxha duke e cilësuar Bardhin një gënjeshtar e përsëritës.
“Më dëgjo mua, i nderuar deputet në pikëpamjen e analizës psiko-kriminale që unë kam për shkak të detyrës, ti hyn te njerëzit recitivistë, përsëritës e gënjeshtar. E dyta, që ti gënjen dhe akuzon e pastaj u beson atyre që akuzon, kjo është shumë e vërtetë. Policia nuk ka thyer ligjin, ka ushtruar detyrën. Turma e drejtuar nga ty po drejtohej te institucionet, Policia mbrojti Kuvendin”, tha Hoxha.
Bardhi iu kundërpërgjigj duke e quajtur “ushtar të bandës së Durrësit”.
“Turp je ti dhe çeta që të rrethon ty, duke përfshirë dhe tët vëlla që do marrë në qafë veten dhe Ballukun, që është një hajdut atje në OSHEE. Nuk e di nëse e lexove mesazhin që të kishte dërguar Rama apo banda e Durrësit, ushtari i të cilëve je ti. Që me marrëveshje të kanë zgjedhur ty si ministër i Brendshëm, është një e vërtetë e madhe që e dinë mirë edhe kolegët e mi socialistë.”
/tvklan.al