Tjetër ndryshim në listën e Kombëtares Shqiptare pak ditë para ndeshjeve të Nations League ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. Teksa ishte në dyshim mësohet se sulmuesi Myrto Uzuni nuk e ka kaluar shqetësimin muskulor që pati në ndeshjen e fundit me kubin e Granadas.
Pasi u paraqit në Kombëtare për t’iu nënshtruar analizave mjekësore, stafi mjekësor i përfaqësueses aplikoi tek futbollisti një rezonancë magnetike e cila evidentoi një dëmtim në muskujt e pulpës së djathtë.
Për këtë arsye, lojtari nuk mund të jetë i disponueshëm për ndeshjet e Kombëtares dhe do të kthehet në klubin e tij për të vazhduar programin e rikuperimit.
Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë në vendin e tij sulmuesin Indrit Tuçi, i cili pritet të mbërrijë në Tiranë këtë të mërkurë për t’iu bashkuar ekipit në përgatitjet për dy transfertat e rëndësishme.
Tv Klan